Poliksen Qorri-Dragaj

Poliksen Qorri Dragaj është urbaniste dhe asistente kërkimore në Katedrën e Planifikimit Urban në RPTU Kaiserslautern-Landau, Gjermani. Ajo ka studiuar arkitekturë me specializim në planifikim urban në Institutin e Teknologjisë në Karlsruhe. Pas diplomimit të studimeve në vitin 2014, ajo punoi si planifikuese urbane në zyrën e planifikimit berchtoldkrass në Karlsruhe. Mësimdhënia e saj fokusohet në dizajnin urban me një theks në përshtatjen e klimës urbane, zhvillimin urban resilient dhe mobilitetit. Si pjesë e doktoratës së saj, ajo është duke hulumtuar efektet hapësinore të luftës dhe migrimit në qytetet kosovare.

Si një planifikuese urbane, puna e saj varion nga konceptet e planifikimit dhe zhvillimit të kornizës klasike deri te zhvillimi i deklaratës së misionit, planifikimi ndërdisiplinor i përshtatjes së klimës urbane dhe analizat gjithëpërfshirëse hapësinore. Në projektet e ndryshme Poliksen Qorri-Dragaj zhvillon strategji vizualizimi për të përfaqësuar konceptet e planifikimit urban në formë dixhitale dhe analoge.

Hamdi Qorri

Hamdi Qorri është arkitekt dhe urbanist. Ai u diplomua në vitin 1985 për Arkitekturë në Universitetin e Prishtinës. Portofolio e tij e gjerë arkitektonik përfshin punë të shkallëve dhe tipologjive të ndryshme, si banesa rezidenciale, qendra sportive dhe rekreative, Plane Zhvillimore Urbane dhe Bashkiake dhe strategji të zhvillimit lokal. Hamdi Qorri e filloi karrierën e tij profesionale nga viti 1985-1988 si Kryetar i Departamentit për Urbanizëm në Komunën e Drenasit. Ai shërbeu deri në vitin 1990 si Kryetar i Kuvendit Komunal të Drenasit.

Hamdi Qorri ka punuar nga viti 2000 – 2005 si Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Drenasit. Në vitin 2000 Hamdi Qorri themeloi zyrën “Inxhiniering” në Drenas. Si arkitekt, portofoli i tij përfshin shumë objekte banimi të përfunduara, objekte kulturore, qendra rekreative si dhe pjesëmarrje në konkurse të ndryshme, si kontributi i tij në konkursin për Shtëpinë e Operës dhe Baletit Dr. Ibrahim Rugova në Prishtinë.