Migrimi
Migrimi si fenomen ka shoqëruar gjithmonë njerëzimin dhe ka formuar qytetet që nga kohërat e lashta. Migrimi ka qenë gjithashtu shumë ndikues në historinë e re të Kosovës, me arsye të ndryshme që kanë çuar në një zhvendosje të përkohshme ose afatgjatë të qendrës së jetës.
Migrimi i shqiptarëve të Kosovës në tregun evropian të punës nga vitet 1960 e tutje dhe migrimi i mëvonshëm i anëtarëve të familjes dhe miqve përbënin bazën e parë të rrjeteve sociale në vendet pritëse.
Duke filluar nga vitet e 1990-ta, ndodhi një ndryshim në migrimin e Kosovës. Represioni i popullatës shqipfolëse në Kosovë, i cili u përshkallëzua në luftë, në fund të vitit 1999, çoi në një numër të madh refugjatësh. Sjellja e migracionit tregoi se rrjetet sociale të punëtorëve migrantë, të cilat ishin zhvilluar tashmë që në vitet 1960, u bënë kriteri vendimtar për zgjedhjen e vendit të destinacionit për migrimin e lidhur me luftën.